Trump: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë

Trump: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë

Trump: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur optimist për përpjekjet diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, duke deklaruar se një marrëveshje mund të jetë shumë pranë.

Sponsor 3M Express

“ Mendoj se jemi shumë afër përfundimit”, u shpreh Trump të martën para gazetarëve në Manila të Filipineve, pak para nisjes së takimit të udhëheqësve të grupit Quad.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se konflikti po shkakton humbje të mëdha njerëzore, duke përmendur shifra që, sipas tij, arrijnë në dhjetëra mijëra viktima në muaj. Trump foli për rreth 25 mijë viktima mujore, ndërsa për muajin e kaluar përmendi shifrën 32 mijë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi ndarjen e tyre.Ai bëri të ditur gjithashtu se çështja e luftës Rusi-Ukrainë pritet të jetë pjesë e diskutimeve të ardhshme diplomatike.

I pyetur për mundësinë e një takimi të veçantë me presidentin rus, Vladimir Putin, Trump nuk e përjashtoi një mundësi të tillë, duke deklaruar se do të ishte i gatshëm të takohej me të nëse do të krijoheshin kushtet.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë

Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë

Kosova synon bashkëpunim më të thellë ekonomik me Japoninë

Kosova synon bashkëpunim më të thellë ekonomik me Japoninë

Gjykata në Britani e shpall të pafajshëm ushtarin e FSK-së

Gjykata në Britani e shpall të pafajshëm ushtarin e FSK-së