Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bali Hoxha, është shpallur i pafajshëm për akuzën për përdhunim në Britani të Madhe.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, e cila njoftoi se vendimi është marrë të hënën, më 16 nëntor, në Gjykatën Crown Court në Norwich.
Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë seancës gjyqësore Prokuroria ka konfirmuar se nuk do të paraqiste prova kundër Hoxhës.
“Gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit. Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar”, thuhet në njoftim.





