Trump dhe Putin takohen në Kinë, shtrëngojnë duart në praninë e Xi Jinpingut

Trump dhe Putin takohen në Kinë, shtrëngojnë duart në praninë e Xi Jinpingut

Trump dhe Putin takohen në Kinë, shtrëngojnë duart në praninë e Xi Jinpingut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë pjesë në darkën mirëseardhëse të liderëve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), e organizuar në qytetin Shenzhen të Kinës, ku është takuar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Liderët botërorë u pritën në një hyrje të shtruar me qilim të kuq, ndërsa me rastin e arritjes së Trumpit, një orkestër interpretoi këngën amerikane “America the Beautiful”.

Sponsor 3M Express

Trump ndaloi për pak çaste për të dëgjuar muzikën, duartrokiti dhe përshëndeti të pranishmit, përpara se të pozonte para kamerave.

Liderët pjesëmarrës u prezantuan një nga një dhe u pritën nga presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, të cilët janë nikoqirë të këtij takimi ndërkombëtar.

Pas përshëndetjeve individuale, liderët u mblodhën për fotografinë e përbashkët. Gjatë këtij momenti, presidenti rus Vladimir Putin iu afrua Donald Trumpit, me të cilin shtrëngoi duart dhe shkëmbeu disa fjalë.

Në mesin e liderëve të pranishëm ishin edhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, dhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, me të cilët Trumpi zhvilloi takime, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Takimi dhe përshëndetja mes Trumpit dhe Putinit u zhvilluan në prani të presidentit kinez Xi Jinping, në kuadër të aktiviteteve zyrtare të samitit APEC.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Izraeli kërcënon të pushtojë më shumë territor në Gaza, Liban dhe Siri

Izraeli kërcënon të pushtojë më shumë territor në Gaza, Liban dhe Siri

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Arnold Schwarzenegger zbulon pse ende feston Krishtlindjet me ish-gruan e tij: Ne e ruajmë traditën familjare

Arnold Schwarzenegger zbulon pse ende feston Krishtlindjet me ish-gruan e tij: Ne e ruajmë traditën familjare