Tri protesta sot në Prishtinë: Punëtorët, shërbimet sociale dhe studentët me kërkesa ndaj institucioneve

Tri protesta do të mbahen sot në Prishtinë, ku organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët do të paraqesin kërkesat e tyre.

Sponsor 3M Express

Tri protesta do të mbahen sot në Prishtinë, ku organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët do të paraqesin kërkesat e tyre.

Protesta e parë do të nisë në orën 10:00, në Sheshin “Ibrahim Rugova”, e organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), që përfaqëson 35 organizata anëtare, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, me 108 organizata anëtare.

Organizatat kërkojnë rritjen e buxhetit për shërbimet sociale, duke vlerësuar se ndarjet aktuale buxhetore nuk i përmbushin nevojat reale të sektorit.

Kërkesa u drejtohet 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga të cilët kërkohet të sigurojnë financim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për shërbimet sociale në kuadër të Buxhetit të vitit 2027.

Protesta është paraparë të zgjasë deri në orën 11:00.

Ndërkohë, në orën 11:00, Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojë para Drejtorisë së KEK-ut, në objektin Toskan në Prishtinë.

Punëtorët kërkojnë rritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe pagesën e pagës së 13-të.

Sipas sindikatës, protesta synon të kërkojë trajtim dinjitoz dhe vlerësim të drejtë për punën dhe sakrificën e punëtorëve.

Sindikata ka ngritur shqetësime edhe për sëmundjet profesionale me të cilat, sipas saj, përballen disa punëtorë, duke shprehur dyshime se ato lidhen me kushtet e punës.

Protesta e tretë do të organizohet në orën 11:30, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, nga Parlamenti Studentor.

Studentët kanë paralajmëruar protestë pas një emaili që, sipas tyre, përmban kërcënime nga rektori i Universitetit të Prishtinës.

Parlamenti Studentor i ka cilësuar të papranueshme kërcënimet dhe presionet, duke vlerësuar se veprime të tilla cenojnë sigurinë e studentëve, lirinë e shprehjes dhe mjedisin akademik.

Përmes protestës, studentët kërkojnë që Universiteti i Prishtinës të mbetet një hapësirë e sigurt, ku respektohen liria e shprehjes dhe parimet demokratike.

Të tri protestat janë paralajmëruar të zhvillohen brenda një intervali prej 90 minutash, në lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Tri protesta sot në Prishtinë: Punëtorët, shërbimet sociale dhe studentët me kërkesa ndaj institucioneve | Momenti