Tregjet financiare në alarm, afro 9 trilionë dollarë humbje nga bursat botërore

Tregjet financiare në alarm, afro 9 trilionë dollarë humbje nga bursat botërore

Tregjet financiare në alarm, afro 9 trilionë dollarë humbje nga bursat botërore

Bursat botërore përfshihen nga një valë e fortë shitjesh, duke fshirë pothuajse 9 trilionë dollarë nga vlera e tregut të aksioneve që prej kulmit të regjistruar në gusht. Investitorët po tërhiqen nga tregjet mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë e investimeve gjigante në inteligjencën artificiale dhe pritjeve për rritje të mëtejshme të normave të interesit në Shtetet e Bashkuara.

Sponsor 3M Express

Goditjen më të fortë në Azi e ka pësuar tregu tajvanez, ku aksionet humbën rreth 17 për qind të vlerës brenda vetëm pesë ditësh. Kjo është rënia më e madhe javore që nga fillimi i viteve 1990.

Sipas të dhënave të kompanisë financiare LSEG, të cituara nga Reuters, kapitalizimi i bursës së Tajvanit është tkurrur me rreth 1.12 trilionë dollarë krahasuar me rekordin e arritur më 6 tetor.

Presion të fortë shitjesh u regjistrua edhe në tregjet e tjera aziatike. Indeksi japonez Nikkei ra me më shumë se 4 për qind gjatë së premtes, ndërsa indeksi koreano-jugor KOSPI humbi mbi 4 për qind të vlerës së tij.

Efektet e kësaj vale negative u ndjenë edhe në Evropë. Indeksi pan-evropian STOXX 600 regjistroi një rënie prej 1.5 për qind gjatë orëve të paradites.

Pasiguria mbi përfitimet reale të investimeve masive në inteligjencën artificiale, e kombinuar me pritjet për politika monetare më të shtrënguara në SHBA, po shton shqetësimet e investitorëve dhe po ushtron presion mbi tregjet financiare globale.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

U sekuestruan 15 kilogramë marihuanë, Prokuroria Themelore në Prishtinë jep detaje nga bastisjet në disa lokacione

U sekuestruan 15 kilogramë marihuanë, Prokuroria Themelore në Prishtinë jep detaje nga bastisjet në disa lokacione

Ishte nën hetime për devijimin e hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vdes ish-kreu i Policisë italiane

Ishte nën hetime për devijimin e hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vdes ish-kreu i Policisë italiane

“Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore do të promovohen falas në tri platforma online deri në fillim të vitit 2027

“Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore do të promovohen falas në tri platforma online deri në fillim të vitit 2027