“Thellësisht zhgënjyes”, Franca kritikon ashpër propozimin e ri për buxhetin afatgjatë të BE-së

“Thellësisht zhgënjyes”, Franca kritikon ashpër propozimin e ri për buxhetin afatgjatë të BE-së

“Thellësisht zhgënjyes”, Franca kritikon ashpër propozimin e ri për buxhetin afatgjatë të BE-së

Presidenca franceze e ka cilësuar si “thellësisht zhgënjyes” propozimin e fundit për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Evropian.

Sponsor 3M Express

Në një deklaratë të publikuar të shtunën, Franca ka shprehur pakënaqësi me planin e propozuar, duke theksuar se ai nuk i përmbush nevojat, veçanërisht sa i përket Politikës së Përbashkët Bujqësore dhe mbështetjes financiare për fermerët, transmeton klankosova.tv.

“Ky propozim është shumë larg asaj që nevojitet, veçanërisht për Politikën e Përbashkët Bujqësore, sidomos për të garantuar mbështetjen e të ardhurave të fermerëve”, thuhet në deklaratën e presidencës franceze.

Më tej, Franca ka theksuar se propozimi i paraqitur nga presidenti i Këshillit Evropian, në formën aktuale, nuk krijon bazë për arritjen e një marrëveshjeje.

Sipas Reuters, buxheti i Bashkimit Evropian përcakton financimin e politikave të 27 vendeve anëtare, duke përfshirë mbështetjen për fermerët, zhvillimin e teknologjive të reja, industrinë dhe kërkimin shkencor.

Këto investime konsiderohen të rëndësishme edhe për përballimin e konkurrencës ekonomike nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe

U sekuestruan 15 kilogramë marihuanë, Prokuroria Themelore në Prishtinë jep detaje nga bastisjet në disa lokacione

U sekuestruan 15 kilogramë marihuanë, Prokuroria Themelore në Prishtinë jep detaje nga bastisjet në disa lokacione

Ishte nën hetime për devijimin e hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vdes ish-kreu i Policisë italiane

Ishte nën hetime për devijimin e hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vdes ish-kreu i Policisë italiane

“Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore do të promovohen falas në tri platforma online deri në fillim të vitit 2027

“Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore do të promovohen falas në tri platforma online deri në fillim të vitit 2027