Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka befasuar me vlerësimin e tij për Romën, duke e cilësuar skuadrën italiane si kundërshtarin më të vështirë me të cilin ekipi i tij është përballur që nga fillimi i sezonit.

Tekniku spanjoll ka shprehur respekt të madh për paraqitjet e italianëve, madje ka pranuar se nuk do të dëshironte të përballej sërish me ta, përveçse në një finale.
“Roma është kundërshtari më i vështirë me të cilin jemi përballur që nga fillimi i sezonit. Nuk dua të më duhet të luaj përsëri kundër tyre! Ndoshta vetëm në finale…”, deklaroi Luis Enrique.
Trajneri i PSG-së shkoi edhe më tej në vlerësimin e tij, duke theksuar se Roma ka dëshmuar nivel të lartë edhe në përballjet me skuadra të mëdha të futbollit evropian.
“Ata e merituan fitoren ndaj Real Madridit, ndaj Manchester Unitedit dhe madje edhe ndaj nesh”, u shpreh ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





