Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në qytetin e Pejës, raporton Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se bëhet fjalë për Besim Nushin, i cili është gjetur i pajetë në banesën ku jetonte.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti ende nuk dihen.
Gazeta Sinjali ka adresuar pyetje në Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




