Lushaku-Sadriu: Kosova të forcojë partneritetet me familjen politike evropiane

Lushaku-Sadriu: Kosova të forcojë partneritetet me familjen politike evropiane

Lushaku-Sadriu: Kosova të forcojë partneritetet me familjen politike evropiane

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka marrë pjesë në takimin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), të mbajtur në Holandë, ku është diskutuar për vlerat evropiane, sfidat e demokracisë dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve.

Lushaku ka thënë se për Kosovën është me rëndësi forcimi i marrëdhënieve me familjen politike evropiane dhe ndërtimi i partneriteteve ndërkombëtare.

Sponsor 3M Express

“Takimet e EPP-së janë mundësi për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, për të fuqizuar partneritetet ndërkombëtare dhe për të siguruar mbështetje për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se Kosova duhet të jetë më e pranishme në tryezat evropiane, me partneritete të forta dhe vizion të qartë për të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dukagjini dhe Gjilani kërkojnë vetëm fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Gjilani kërkojnë vetëm fitore, formacionet zyrtare

Kush është amerikani i arrestuar për dhunë në protestën e Tiranës?

Kush është amerikani i arrestuar për dhunë në protestën e Tiranës?

Gol e asistim, Ernest Muçi më meritori për fitoren e Trabzonsporit

Gol e asistim, Ernest Muçi më meritori për fitoren e Trabzonsporit