Tragjedi në Tajlandë, 11 të vdekur dhe 17 të plagosur nga zjarri që përfshiu një ndërtesë banimi e tregtare

Një zjarr i fuqishëm në ishullin Phuket të Tajlandës ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke lënë të vdekur 11 persona dhe 17 të tjerë të plagosur.

Sponsor 3M Express

Flakët përfshinë një ndërtesë banimi dhe tregtare në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës 02:00, duke shkaktuar panik te banorët dhe personat që ndodheshin brenda objektit.

Në katin përdhes të ndërtesës funksiononte një dyqan për dhënien me qira të motoçikletave, ndërsa katet e sipërme përdoreshin për banim.

Sipas autoriteteve lokale, zjarrfikësve iu desh rreth një orë për ta vënë zjarrin nën kontroll. Ndërkohë, shkaku i shpërthimit të flakëve ende nuk është përcaktuar.

Komandanti i policisë së Phuket, Surachai Sooksai, deklaroi se hetimet për zbardhjen e rrethanave janë në vazhdim.

Dyshimet paraprake lidhen me shpërthimin e një transformatori elektrik pranë ndërtesës, pak para se të shpërthente zjarri.

Guvernatori i Phuket, Chodnarin Koedsom, bëri të ditur se në dyqan ndodheshin rreth 100 motoçikleta, si dhe sasi benzine, vaj motori, goma dhe materiale plastike. Këto materiale dyshohet se kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve dhe të tymit toksik.

Sipas guvernatorit, viktimat duket se janë përpjekur t’u shpëtojnë flakëve duke u ngjitur në katet më të larta të ndërtesës. Një trup u gjet në katin e tretë, ndërsa dhjetë të tjerë në katin e pestë.

Autoritetet tajlandeze po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tahiri reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

Tahiri reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

Rama në Bruksel për zgjerimin e BE-së

Rama në Bruksel për zgjerimin e BE-së

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje