Tragjedi në Everest: Një i vdekur dhe tre të plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve

Tragjedi në Everest: Një i vdekur dhe tre të plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve

Tragjedi në Everest: Një i vdekur dhe tre të plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në rajonin e Everestit, në Nepal, ku dy helikopterë janë përplasur gjatë manovrave për ulje në zonën e Pheriche.

Si pasojë e aksidentit, një turist 47-vjeçar nga India ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve, helikopterët i përkisnin kompanive ajrore Fishtail Air dhe Air Dynasty. Në mesin e të plagosurve raportohet se janë edhe dy pilotët.

Aksidenti ndodhi në një lartësi prej rreth 4.200 metrash mbi nivelin e detit, në një zonë malore që frekuentohet nga turistët dhe alpinistët që vizitojnë malin Everest.

Dyshimet fillestare lidhen me përplasjen e rotorëve gjatë afrimit për ulje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te rreziqet e transportit ajror në rajonet malore të Himalajeve, ku lartësia dhe kushtet e vështira atmosferike e bëjnë fluturimin veçanërisht sfidues.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Tragjedi në Everest: Një i vdekur dhe tre të plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve | Momenti