“The Pitt” rikthehet me sezonin e tretë në janar 2027

“The Pitt” rikthehet me sezonin e tretë në janar 2027

“The Pitt” rikthehet me sezonin e tretë në janar 2027

Seriali “The Pitt” do të rikthehet me sezonin e tretë më 7 janar 2027 në HBO Max.

Sponsor 3M Express

Sezoni i ri do të përmbajë 15 episode, të cilat do të publikohen një herë në javë, ndërsa finalja pritet të transmetohet në prill.

Ngjarjet do të zhvillohen katër muaj pas përfundimit të sezonit të dytë dhe do të përqendrohen te rikthimi i mjekut Michael “Robby” Robinavitch, të cilin e interpreton Noah Wyle, në spitalin Pittsburgh Trauma Medical Center, pas një periudhe pushimi për t’u përballur me traumën e përjetuar gjatë punës.

Foto: Screenshot/YouTube

Në sezonin e ri, Robby do të ritakohet me kolegët e tij, përfshirë ish-nxënësin Frank Langdon, me të cilin kishte pasur marrëdhënie të tensionuara.

Krahas Noah Wyle, në kastin e ri rikthehen edhe Patrick Ball, Katherine LaNasa, Isa Briones, Taylor Dearden, Fiona Dourif dhe aktorë të tjerë.

Ndërkohë, Ayesha Harris bëhet pjesë e kastit të rregullt, teksa Shawn Hatosy rikthehet si aktor i ftuar dhe do të drejtojë episodin e pestë.

Serialit i bashkohen edhe aktorë të rinj, teksa Supriya Ganesh nuk do të jetë pjesë e sezonit të tretë.

– YouTube www.youtube.com

Rikthimi i “The Pitt” vjen pas suksesit të madh në çmimet Emmy, ku seriali u shpall drama më e mirë, ndonëse Noah Wyle fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rol kryesor. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kosova dhe Shqipëria bashkojnë forcat kundër kërcënimeve kibernetike, Jagxhiu paralajmëron për rreziqet nga inteligjenca artificiale

Kosova dhe Shqipëria bashkojnë forcat kundër kërcënimeve kibernetike, Jagxhiu paralajmëron për rreziqet nga inteligjenca artificiale

Vedat Muriqi i jashtëzakonshëm, renditet i dyti në një statistikë të Ligës së Kampionëve

Vedat Muriqi i jashtëzakonshëm, renditet i dyti në një statistikë të Ligës së Kampionëve

Qeveria mban mbledhjen e 14-të elektronike, miraton ndryshime në programin legjislativ

Qeveria mban mbledhjen e 14-të elektronike, miraton ndryshime në programin legjislativ