PDK-ja me iniciativë të re ligjore për Specialen, Çitaku: Nuk synojmë t’i ikim drejtësisë

PDK-ja me iniciativë të re ligjore për Specialen, Çitaku: Nuk synojmë t’i ikim drejtësisë

PDK-ja me iniciativë të re ligjore për Specialen, Çitaku: Nuk synojmë t’i ikim drejtësisë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ka bërë të ditur se është përgatitur një iniciativë e re ligjore për Dhomat e Specializuara, si dhe është miratuar strategjia për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e Apelit.

Sponsor 3M Express

Çitaku bëri të ditur se draftin e iniciativës së re ligjore për Dhomat e Specializuara e ka pranuar dy ditë më parë, ndërsa të njëjtin ua ka prezantuar anëtarëve të grupit strategjik në mbledhjen e mbajtur një ditë më vonë.

Ajo theksoi se kjo iniciativë synon garantimin e një procesi të drejtë gjyqësor, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe krijimin e mekanizmave të mbikëqyrjes institucionale, duke mos cenuar pavarësinë e gjyqësorit, transmeton Klankosova.tv.

“Po përmbushim një detyrë dhe një zotim që kemi marrë publikisht para qytetarëve të Kosovës. Para dy ditësh kam pranuar draftin e iniciativës së re ligjore për Dhomat e Specializuara, të hartuar dhe harmonizuar nga ekspertë juridikë. Dje, në mbledhjen e radhës të grupit strategjik, ua kam prezantuar këtë draft të gjithë anëtarëve të grupit”, deklaroi Çitaku.

Ajo nënvizoi se qëllimi i kësaj iniciative nuk ka ndryshuar dhe se, sipas saj, nuk bëhet fjalë për përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë apo për ta penguar atë.

“Qëllimi i iniciativës sonë mbetet i pandryshuar: të garantojmë një proces të drejtë gjyqësor, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe mekanizma të mirëfilltë të mbikëqyrjes institucionale, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit. Në asnjë moment nuk kemi synuar t’i ikim drejtësisë apo ta pengojmë atë. Përkundrazi, kërkojmë që drejtësia të ushtrohet në përputhje me parimet mbi të cilat ajo vetë është ndërtuar”, u shpreh ajo.

Çitaku përsëriti se kërkesa e tyre është që Dhomat e Specializuara të respektojnë të drejtat e njeriut dhe standardet evropiane.

“Po e ripërsëris, kërkesa jonë është një dhe e pandryshueshme: që kjo gjykatë t’i respektojë parimet mbi të cilat është ndërtuar, t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe standardet evropiane”, theksoi Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Në konferencë, ajo bëri të ditur edhe se grupi strategjik ka miratuar strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e Apelit.

Sipas saj, dokumenti është hartuar me kontributin e ekspertëve, institucioneve dhe përfaqësuesve të të gjitha partive shqiptare në Kuvendin e Kosovës.

“Dje, në mbledhjen e grupit strategjik, kemi miratuar strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve në Apel. Kjo strategji është hartuar me kontributin e ekspertëve, institucioneve dhe përfaqësuesve të të gjitha partive shqiptare në Kuvendin e Kosovës. Kemi një dokument të përbashkët, mbi bazën e të cilit shteti i Kosovës do ta organizojë angazhimin e tij në këtë proces”, deklaroi Çitaku./Klankosova.tv

Lexo edhe

Presidentja Shiroka Pula feston Ditën e Falënderimeve në Bondsteel: Miqësia me SHBA-në ka vend të përhershëm në zemrat tona

Presidentja Shiroka Pula feston Ditën e Falënderimeve në Bondsteel: Miqësia me SHBA-në ka vend të përhershëm në zemrat tona

Talentit të Barcelonës i hapet rruga për huazim, tri klube interesohen për të

Talentit të Barcelonës i hapet rruga për huazim, tri klube interesohen për të

Çitaku: Drafti i Ligjit për Specialen është harmonizuar, para procedimit në Kuvend do të takoj liderët partiakë

Çitaku: Drafti i Ligjit për Specialen është harmonizuar, para procedimit në Kuvend do të takoj liderët partiakë