Kompania amerikane Tesla ka nisur shpërndarjen e versionit të ri të sistemit të saj të asistimit në vozitje, FSD V15, i cili sjell disa ndryshime në mënyrën se si veturat e interpretojnë rrugën dhe marrin vendime gjatë lëvizjes.

Një nga risitë kryesore është funksioni “Reality View”, i cili paraqet në ekran një pamje vizuale të rrugës dhe lëvizjeve që sistemi planifikon të kryejë.
Përditësimi synon të përmirësojë identifikimin e shenjave të komunikacionit, kafshëve, pengesave, gropave dhe ujit në rrugë.
Tesla pretendon gjithashtu se versioni i ri ka përmirësuar ndjeshëm trajtimin e situatave që lidhen me sigurinë.
Shpërndarja ka nisur fillimisht për një grup të kufizuar përdoruesish. Megjithatë, sistemi mbetet i asistimit në vozitje dhe kërkon mbikëqyrjen e vazhdueshme të shoferit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





