Edhe Shkodra përballet me probleme për shkak të motit të keq, dëmtime në banesa e shkolla – disa zona pa energji elektrike

Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa bashki të Qarkut Shkodër. Situata më problematike paraqitet në Fushë-Arrëz, ku janë evidentuar dëmtime në çatinë e një shkolle 9-vjeçare, në disa banesa dhe në rrugët rurale.

Sponsor 3M Express

Sipas informacionit të Prefekturës së Qarkut Shkodër, deri në orën 09:00 të datës 23 nëntor 2026, në bashkinë Shkodër erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve. Shërbimet bashkiake kanë ndërhyrë për largimin e tyre.

Në Malësinë e Madhe nuk raportohen problematika të tjera, përveç ndërprerjeve të energjisë elektrike. Ndërsa në bashkinë Vau i Dejës, reshjet intensive dhe erërat e forta janë shoqëruar gjithashtu me ndërprerje të furnizimit me energji.

Problematikat më të shumta janë regjistruar në bashkinë Fushë-Arrëz. Si pasojë e motit të keq, është dëmtuar çatia e shkollës 9-vjeçare në Iballë, si dhe disa banesa.

Gjithashtu, prurjet e ujërave, gurëve dhe dherave kanë shkaktuar dëmtime në rrugët rurale. Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen pothuajse në të gjitha njësitë administrative të kësaj bashkie.

Edhe aksi Fushë-Arrëz–Bardhet është bllokuar përkohësisht gjatë natës për shkak të rrëzimit të një peme, por është bërë i kalueshëm pas ndërhyrjes së shërbimeve bashkiake.

Problematika nga moti i keq janë evidentuar edhe në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, ku ka pasur rënie gurësh dhe prurje inertesh. Aktualisht vijon puna për pastrimin e tyre.

Në Qafë Thore janë regjistruar reshje shiu të përziera me dëborë, por aksi rrugor vijon të jetë i kalueshëm. Ndërkohë, sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk raportohen problematika në veprat ujore.

Ekipet e OSHEE-së dhe strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik.

Prefektura e Shkodrës bën me dije se po monitoron situatën në bashkëpunim me bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ndërhyrjen në kohë në zonat e prekura. /Tch/

Lexo edhe

14 orë nën rrënoja pas bombardimeve ruse, 7-vjeçari nxirret i gjallë në rajonin e Kievit

14 orë nën rrënoja pas bombardimeve ruse, 7-vjeçari nxirret i gjallë në rajonin e Kievit

Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

Zelensky konfirmon se Ukraina qëndron pas sulmit me dronë ndaj anijes luftarake ruse në Libi

Zelensky konfirmon se Ukraina qëndron pas sulmit me dronë ndaj anijes luftarake ruse në Libi