Terrori i bandave në Francë: Si i rekruton fëmijët përmes rrjeteve sociale mafia e frikshme “DZ Mafia”

Terrori i bandave në Francë: Si i rekruton fëmijët përmes rrjeteve sociale mafia e frikshme “DZ Mafia”

Terrori i bandave në Francë: Si i rekruton fëmijët përmes rrjeteve sociale mafia e frikshme “DZ Mafia”

Një shënim i vogël i dorëzuar fshehurazi një gruaje që sapo kishte blerë hashash zbuloi një realitet tronditës në Marseille.

Sponsor 3M Express

“Po na mbajnë peng dhe kemi nevojë për ndihmë. Jemi 15 vjeç”, shkruhej në të.

Dy adoleshentët kishin kërkuar punë te një grup kriminal, por shumë shpejt ishin kthyer në viktima. Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, ata u rrahën vazhdimisht, u poshtëruan dhe u mbajtën nën kërcënim. Njëri prej tyre ishte edhe viktimë e dhunës seksuale.

Ata tentuan të arratiseshin nga një dritare e katit të dytë. Njëri shpëtoi, ndërsa tjetri u kap, u rrah dhe u godit me thikë, por mbijetoi. Gjashtë persona janë dënuar më pas për atë që u ndodhi dy të rinjve.

Rasti është vetëm një shembull i kontrollit që bandat e drogës kanë fituar në pjesë të qytetit të Marseille-it, veçanërisht në lagjet veriore, ku dhuna, trafikimi i drogës dhe rekrutimi i të rinjve janë kthyer në një problem të madh.

Në qendër të kësaj bote kriminale është DZ Mafia, një nga grupet më të fuqishme dhe më të frikshme në Francë, shkruan BBC.

Banda u forcua pas një lufte të përgjakshme për territor dhe ka përdorur edhe rrjetet sociale për të ndërtuar imazhin e saj dhe për të rekrutuar anëtarë të rinj.

Tregu ilegal i drogës në Francë vlerësohet se gjeneron rreth 7 miliardë euro në vit dhe përfshin afërsisht 200 mijë njerëz.

Numri i përdoruesve të kokainës pritet të arrijë në dy milionë, nga rreth 600 mijë sa ishin në vitin 2017.

Një nga shqetësimet më të mëdha të autoriteteve është përfshirja e fëmijëve.

Vetëm gjatë vitit 2025, më shumë se 10 mijë të mitur u përfshinë në një formë apo tjetër në trafikimin e drogës.

DZ Mafia, sipas autoriteteve, po rekruton të rinj jo vetëm për shitje droge, por edhe për rrëmbime, tortura dhe vrasje.

Një ish-anëtar i bandës, i identifikuar me emrin Camil, ka treguar se të rinjtë joshen fillimisht me para, vetura, apartamente dhe jetë luksoze.

“Ata dinë si të futen në kokën tënde. Çfarëdo që dëshiron, ta japin”, ka thënë ai.

Por, sipas tij, pasi futesh në këtë botë, dalja bëhet jashtëzakonisht e vështirë.

“Qëndron deri në fund, deri në vdekje ose burg”, ka deklaruar ai.

Një tjetër anëtar, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe akuzohet për përfshirje në disa vrasje, ka treguar se “gjakftohtësia” e tij e ndihmoi të ngjitej në hierarkinë e bandës.

Ai pranoi se grupi mund të kryente sulme në mes të ditës dhe forma ekstreme dhune.

Paratë mbeten joshja kryesore. Një drejtues i një pike të shitjes së drogës, i identifikuar si “Joe”, ka treguar se në moshën vetëm 13-vjeçare fitonte rreth 3 mijë euro në muaj. Sot, në moshën 23-vjeçare, ai pretendon se fiton mes 5 mijë dhe 10 mijë euro në muaj.

Autoritetet franceze paralajmërojnë se fenomeni nuk është më vetëm problem i krimit të rrugës. Sipas tyre, ai po kthehet në kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe sistemin e drejtësisë.

Policia ka arritur të godasë pjesërisht DZ Mafia. Që nga viti 2024, rreth 1,000 persona të lidhur me grupin janë arrestuar dhe rreth 600 prej tyre janë burgosur. Megjithatë, autoritetet thonë se lufta po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Një nga arsyet është përdorimi masiv i rrjeteve sociale.

Në internet publikohen oferta për shoferë, korrierë dhe madje persona që do të kryenin vrasje, shpesh të shoqëruara me imazhe të krijuara me Al për ta bërë jetën kriminale të duket tërheqëse.

Rekrutimi tashmë nuk kufizohet vetëm në Marseille. Bandat po synojnë të rinj nga Parisi, Nantes, Lille dhe qytete të tjera të Francës, veçanërisht persona me probleme familjare ose dobësi që mund të shfrytëzohen.

Pas shifrave dhe dhunës mbeten familjet.

Karine Brouillard humbi djalin e saj Hugo, i cili kishte shkuar në jug të Francës duke u thënë prindërve se kishte gjetur punë në një restorant. Tre javë më vonë, një mjek e telefonoi dhe i tha se djali i saj ishte qëlluar në kokë.

Ajo ende nuk e di pse u vra.

“Shkatërrojnë familje. Motra të vogla, vëllezër, gjyshër. Nuk mendoj se këta njerëz kanë zemër”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komision shtetëror ekspertësh dhe analizë të aktgjykimit, Arsim Bajrami me propozime për Apelin në Hagë

Komision shtetëror ekspertësh dhe analizë të aktgjykimit, Arsim Bajrami me propozime për Apelin në Hagë

Shiroka Pula me përfaqësueset e Rrjetit të Grave, temë parandalimi i femicidit

Shiroka Pula me përfaqësueset e Rrjetit të Grave, temë parandalimi i femicidit

Nëse IA-ja gabon për pantallonat e mija, a mund t’i besojmë për të ardhmen tonë?

Nëse IA-ja gabon për pantallonat e mija, a mund t’i besojmë për të ardhmen tonë?