Shiroka Pula priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës

Shiroka Pula priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës

Shiroka Pula priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të kryesuar nga Nermin Mahmuti, Kryetare e Bordit të RrGK-së.

Sponsor 3M Express

Përfaqësueset e RrGK-së e uruan Presidenten për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave.

Në takim u diskutua për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre. Përfaqësueset e RrGK-së propozuan përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave, fuqizimin ekonomik, si dhe rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e punës së RrGK-së dhe të organizatave të shoqërisë civile në adresimin e dhunës ndaj grave. Ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e tyre, duke theksuar nevojën për veprime konkrete, koordinim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e grave. /Telegrafi/

Lexo edhe

Presidentja pret delegacionin e Rrjetit të Grave, diskutohet për parandalimin e dhunës ndaj grave

Presidentja pret delegacionin e Rrjetit të Grave, diskutohet për parandalimin e dhunës ndaj grave

​Tahiri për Asociacionin: Nuk do të befasohem nëse Qeveria lëviz në këtë temë

​Tahiri për Asociacionin: Nuk do të befasohem nëse Qeveria lëviz në këtë temë

Biden flet për betejën me kancerin: Disa ditë janë më të mira se të tjerat, sëmundja po më ngadalëson

Biden flet për betejën me kancerin: Disa ditë janë më të mira se të tjerat, sëmundja po më ngadalëson

Shiroka Pula priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës | Momenti