Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes Komisionit të Garave, ka njoftuar se shorti për fazën e 1/16-tës së finales së Kupës së Kosovës do të tërhiqet të premten, më 27 nëntor.

Sipas njoftimit të FFK-së, ceremonia e hedhjes së shortit do të mbahet në selinë e federatës, duke filluar nga ora 14:00.
Në këtë fazë të garës do të marrin pjesë skuadrat e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, ndërsa me shortin do të përcaktohen çiftet që do të përballen për një vend në fazën e 1/8-tës së finales.
Fituesi i edicionit të fundit të Kupës së Kosovës ishte Dukagjini, që në finale kishte mposhtur Ferizajn.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





