Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 01:02, në rrugën “Rrust Kabashi”, ku i dyshuari, duke drejtuar një veturë me targa vendore, nuk i është bindur urdhrit të policisë për ndalim dhe ka tentuar ta godasë zyrtarin policor me automjet.
Pas largimit nga pika e kontrollit, i dyshuari ka vazhduar lëvizjen, por më pas ka shkaktuar vetaksident. Në automjet ndodheshin edhe tre pasagjerë, thekson policia.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Burimi: RTKLive





