Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë pjesëtarët ushtarakë dhe personelin civil të FSK-së me rastin e Ditës së Forcës.

Sponsor 3M Express

Në mesazhin e tij, Jashari ka shprehur respekt dhe mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e pjesëtarëve të FSK-së në shërbim të vendit.

Ai ka theksuar se falë përkushtimit dhe punës së tyre të palodhshme, FSK-ja sot është më e përgatitur dhe po rreshtohet krah për krah me partnerët ndërkombëtarë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.

“Falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë”, ka shkruar Jashari.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që në këtë ditë të kujtohen dhe nderohen sakrificat e brezave që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

Në fund, komandanti i FSK-së ka falënderuar të gjithë pjesëtarët për shërbimin ndaj atdheut dhe punën në ngritjen e avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!”, ka përfunduar urimin e tij Jashari.

Lexo edhe

Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital

Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital

Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: FSK-ja do të vazhdojë të fuqizohet si ushtri moderne, profesionale dhe e gatshme për sfidat e sigurisë

Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: FSK-ja do të vazhdojë të fuqizohet si ushtri moderne, profesionale dhe e gatshme për sfidat e sigurisë

Trump i kërkon Putinit të ndalë agresionin në Evropë, SHBA-ja shtyn rishikimin e trupave në kontinent

Trump i kërkon Putinit të ndalë agresionin në Evropë, SHBA-ja shtyn rishikimin e trupave në kontinent