SHQIPONJA

SHQIPONJA

SHQIPONJA

Poezi nga: Shaul Tchernichovsky
Përktheu: Mimoza Erebara

Sponsor 3M Express

Shqiponja! Një shqiponjë në male,
Një shqiponjë në male,
e lehtë dhe e ngadaltë –
Veç për një moment, ajo thjesht po kalonte pranë,
Deteve të kaltër lundrues, lazdrues,
që u zgjuan nën kënaqësinë e hyjnore
Nga zemra e diellit dhe e qiellit –
duke u rrotulluar pa fjalë,
në dritën e zjarrtë prore
Shqiponja! Një shqiponjë në male,
Një shqiponjë në male,
Trupi i hijshëm, pendët e errta,
krahët e gjerë dhe syri i ndritshëm,
Fluturon si një shigjetë me hark ajo,
duke u rrotulluar gjithë kujdes në qiell
Ndjekëse ndër shtigje e gjahut të ri
midis shkrepave e kërpudhave nën shi
Shqiponja! Një shqiponjë në male,
Një shqiponjë në male,
Rrëshqet hapësirash me prekje të mrekullueshme,
me krahë të mbyllur në qiell,
Ngrirë për një çast,
pastaj lëkundet si një gjilpërë e vetme, e ndriçueshme,
Ku dhe turbullimi më i vogël,
e çon atë drejt mjegullës në ag
Shqiponja! Një shqiponjë në male,
Një shqiponjë në male,
E lehtë dhe e ngadaltë,
duket në një çast ajo, që thjesht po kalon pranë,
Tokë, një shqiponjë është në male!
Nëpër fytyrën tënde hija e saj rrëshqet
Prej krahut gjigand që përkëdhel,
malet e plotfuqishëm të Zotit që na sheh.

Lexo edhe

Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital

Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital

Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: FSK-ja do të vazhdojë të fuqizohet si ushtri moderne, profesionale dhe e gatshme për sfidat e sigurisë

Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: FSK-ja do të vazhdojë të fuqizohet si ushtri moderne, profesionale dhe e gatshme për sfidat e sigurisë

Trump i kërkon Putinit të ndalë agresionin në Evropë, SHBA-ja shtyn rishikimin e trupave në kontinent

Trump i kërkon Putinit të ndalë agresionin në Evropë, SHBA-ja shtyn rishikimin e trupave në kontinent

SHQIPONJA | Momenti