Të enjten paralajmërohen erëra të forta në Prishtinë, bëhet thirrje për kujdes të shtuar dhe jepen rekomandime

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar të enjten, më 19 nëntor 2026, nga mesdita deri në orët e mbrëmjes, kur pritet të fryjë era më e fortë.

Sponsor 3M Express

Në njoftimin e Drejtorisë, referuar të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), era pritet të fillojë të forcohet sonte, më 18 nëntor.

“Të enjten parashihet erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 30–45 km/h, me shpërthime të herëpashershme të erës që mund të arrijnë shpejtësi më të larta. Priten edhe reshje të lehta shiu me ndërprerje. Të premten, më 20 nëntor, era pritet të dobësohet gradualisht gjatë ditës”, thuhet në njoftim.

Masat e rekomanduara:

* Siguroni vazot, mobiliet e lehta dhe sendet e tjera në ballkone, tarraca e oborre.

* Kur era forcohet, shmangni qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese.

* Operatorët e kantiereve dhe subjektet që administrojnë tabela reklamuese të kontrollojnë fiksimin e skelave, rrethojave dhe tabelave para forcimit të erës.

* Drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugët e ekspozuara ndaj erës.

* Ndiqni përditësimet e IHMK-së dhe njoftimet e Kryeqytetit.

Për raportimin e rasteve, kontaktoni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit, në shërbim 24/7, në numrat:

📞 0800 122 33 ose

📞 0800 122 44. /Telegrafi/

Lexo edhe

Izraeli kërcënon të pushtojë më shumë territor në Gaza, Liban dhe Siri

Izraeli kërcënon të pushtojë më shumë territor në Gaza, Liban dhe Siri

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Arnold Schwarzenegger zbulon pse ende feston Krishtlindjet me ish-gruan e tij: Ne e ruajmë traditën familjare

Arnold Schwarzenegger zbulon pse ende feston Krishtlindjet me ish-gruan e tij: Ne e ruajmë traditën familjare