Takimet e drejtoreshës së QPS-së me Arlindën, Muhaxheri: S‘kam informacione nëse janë takuar

Takimet e drejtoreshës së QPS-së me Arlindën, Muhaxheri: S‘kam informacione nëse janë takuar

Takimet e drejtoreshës së QPS-së me Arlindën, Muhaxheri: S‘kam informacione nëse janë takuar

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka raportuar në Komisionin Hetimor lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Gjatë raportimit, ai është pyetur nëse drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale ishte takuar me Arlinda Zekajn.

Muhaxheri ka thënë se, meqë ato janë bashkëfshatare, mund të jenë takuar, por se nuk ka informacione nëse kjo ka ndodhur para rastit të vrasjes.

“Ajo e ka bashkëfshatare, me siguri janë taku, por deri sa ka ndodhur rasti nuk kam informacione”, tha Muhaxheri.

Kreu i Pejës u pyet edhe se cili ishte veprimi i tij i parë pasi kishte marrë vesh për rastin e vrasjes së Zekajt.

“Prej mjeteve të informimit. Kam kërku informata prej asistentes ose shefit të kabinetit. Ka deklaru që ka ndodh një rast tragjik”, deklaroi ai.

Ndërkaq, i pyetur nëse pas rastit kishte kërkuar nga Qendra për Punë Sociale informacione për ecurinë e punës, Muhaxheri tha se kishte pritur raportin zyrtar, për të mos ushtruar presion ndaj institucionit.

“Pa ardhë raporti nuk kom dasht me i bo presion, kanë pas obligime ligjore ndaj Prokurorisë”, shtoi ai.

Më 29.10.2026, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Arlinda Zekaj u vra më 25.10.2026, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili është arrestuar pas dy ditësh në arrati. /EO

Lexo edhe

“Prangat fizike nuk mund ta errësojnë pastërtinë e rrugës” – Gucati reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Prishtinë

“Prangat fizike nuk mund ta errësojnë pastërtinë e rrugës” – Gucati reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Prishtinë

​”Noa” sfidon shtetin e Kosovës, nuk i jep qasje as në kontratat e importit të rrymës -raporti po mbahet sekret

​”Noa” sfidon shtetin e Kosovës, nuk i jep qasje as në kontratat e importit të rrymës -raporti po mbahet sekret

Muhaxheri thotë se s’ka informacione nëse drejtoresha e QPS-së është takuar me Arlinda Zekajn

Muhaxheri thotë se s’ka informacione nëse drejtoresha e QPS-së është takuar me Arlinda Zekajn