Shqiptari në Itali dënohet me tre vjet burg për kokainë, gjendet me 38 mijë euro dhe lirohet

Shqiptari në Itali dënohet me tre vjet burg për kokainë, gjendet me 38 mijë euro dhe lirohet

Shqiptari në Itali dënohet me tre vjet burg për kokainë, gjendet me 38 mijë euro dhe lirohet

Një 35-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Daniel Meta, me banim në Civitanova të Italisë, ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe është dënuar me tre vjet burgim për posedim të kokainës me qëllim të shitjes dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë.

Sponsor 3M Express

Pas përfundimit të procedurës gjyqësore, ai është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Shqiptari ishte arrestuar më 20 mars nga Guardia di Finanza, gjatë një operacioni kundër trafikimit dhe shitjes së drogës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në rrugën Lamarmora, në Civitanova, autoritetet kishin gjetur 15 paketime me kokainë, me peshë prej 1 kilogram e 385 gramësh, shkruan Il Resto del Carlino.

Sasi të tjera droge ishin zbuluar në veturën e tij të tipit Renault Clio, ku ishin gjetur 13 gramë kokainë, ndërsa dy paketime të tjera ishin gjetur në xhepin e xhaketës që mbante të veshur.

Në total, policia kishte sekuestruar 1 kilogram e 409 gramë kokainë, sasi nga e cila, sipas vlerësimeve të hetuesve, mund të përgatiteshin 5 mijë e 261 doza për shitje.

Gjatë kontrollit, autoritetet kishin sekuestruar edhe 38 mijë e 50 euro para të gatshme, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i shitjes së drogës, si dhe materiale që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes, 35-vjeçari kishte tentuar të arratisej me vrap, por ishte kapur nga financat italiane, ndaj të cilëve kishte bërë rezistencë, transmeton Telegrafi.

Seanca gjyqësore u mbajt në Gjykatën e Maceratës, ku shqiptari, i mbrojtur nga avokati Maurizio Cacaci, kërkoi marrëveshje për pranimin e fajësisë. Dënimi prej tre vjetësh burgim u dakordua me prokurorin Vincenzo Carusi.

Ai deri më tani ndodhej në arrest shtëpiak, ndërsa pas përfundimit të procedurës gjyqësore dhe vendimit për masën e sigurisë, është liruar./Telegrafi/

Lexo edhe

Dokumenti/ Si dështoi përpjekja e Bashkim Ulajt për të marrë 61 hektarë tokë shtetërore në Koplik për 99 vjet

Dokumenti/ Si dështoi përpjekja e Bashkim Ulajt për të marrë 61 hektarë tokë shtetërore në Koplik për 99 vjet

Udhëtoi 32 orë drejt Turqisë me 20 mijë dollarë të lidhura pas trupit

Udhëtoi 32 orë drejt Turqisë me 20 mijë dollarë të lidhura pas trupit

Miliona fansash dhe rikthimi në Vice City – çfarë solli GTA 6, video-loja më e pritur e dekadës

Miliona fansash dhe rikthimi në Vice City – çfarë solli GTA 6, video-loja më e pritur e dekadës