Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja të kërkojë falje, në Prishtinë dorëheqje

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja të kërkojë falje, në Prishtinë dorëheqje

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja të kërkojë falje, në Prishtinë dorëheqje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe në aktivitetin e Bashkimit Evropian në Bruksel, duke kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës dhe institucionet evropiane.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kur në pushtet vjen një qeveri përmes premtimeve dhe mashtrimeve, siç pretendon ai, dhe tregohet e gatshme të lëshojë pe në çështje të ndryshme, atëherë nuk duhet të habitet për situata të tilla.

“Kur e kuptojnë se ke ardhur në pushtet me premtime e mashtrime, se je fleksibil dhe lëshon pe ku mundesh e ku s’mundesh, s’ke pse të çuditesh që edhe këngët t’i zgjedhin e t’i lëshojnë në Bruksel, ashtu siç janë kompozu e dakordu në Beograd!”, ka shkruar Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

Ai e ka cilësuar rastin si gabim të madh të Bashkimit Evropian, duke kërkuar kërkimfalje nga BE-ja dhe dorëheqje në Prishtinë.

“Gabim i madh i BE-së, duhet kërkim falje e në Prishtinë dorëheqje”, ka përfunduar Tahiri.

Lexo edhe

Emocionon Nichi, kujton dy amanetet që ia ka lënë babai (VIDEO)

Emocionon Nichi, kujton dy amanetet që ia ka lënë babai (VIDEO)

Tensione në BBVK5, Anjeza, Sharri dhe Antoneta përplasen për Editën (VIDEO)

Tensione në BBVK5, Anjeza, Sharri dhe Antoneta përplasen për Editën (VIDEO)

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë