Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova” në një aktivitet në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar Kosova, duke e lidhur këtë rast me qasjen e pushtetit në raport me Serbinë.

“Kur e kuptojnë se ke ardhur në pushtet me premtime e mashtrime, se je fleksibil dhe lëshon pe ku mundesh e ku s’mundesh, s’ke pse të çuditesh që edhe këngët t’i zgjedhin e t’i lëshojnë në Bruksel, ashtu siç janë kompozu e dakordu në Beograd!”, ka shkruar Tahiri.

Ai e ka cilësuar rastin si gabim të madh të Bashkimit Evropian, duke kërkuar kërkimfalje nga BE-ja dhe dorëheqje në Prishtinë.

“Gabim i madh i BE-së, duhet kërkim falje, e në Prishtinë dorëheqje”, ka shkruar tutje Tahiri.

Reagimi i tij vjen pas interpretimit të muzikës së këngës “Oj Kosova Kosova” në kuadër të mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së, aktivitet i organizuar nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për zgjerim, Marta Kos.

Në këtë forum, që po mbahet në Bruksel më 15 dhe 16 nëntor, Kosova nuk ishte e ftuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nuk e pagoi gjobën prej 200 eurosh, përfundon në burg për 10 ditë – 47-vjeçari arrestohet në kufi në Han të Elezit

Nuk e pagoi gjobën prej 200 eurosh, përfundon në burg për 10 ditë – 47-vjeçari arrestohet në kufi në Han të Elezit

E akuzonte prej një viti për tradhti, 30-vjeçari dyshohet se e kapi gruan për qafe dhe e goditi me shuplakë në Ferizaj – arrestohet

E akuzonte prej një viti për tradhti, 30-vjeçari dyshohet se e kapi gruan për qafe dhe e goditi me shuplakë në Ferizaj – arrestohet

Rriten infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes në Zvicër, 48% më shumë vizita te mjeku brenda një jave

Rriten infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes në Zvicër, 48% më shumë vizita te mjeku brenda një jave