Tahiri pas vizitës së Krasniqit: Sot Baca Jakup na mërziti shumë

Tahiri pas vizitës së Krasniqit: Sot Baca Jakup na mërziti shumë

Tahiri pas vizitës së Krasniqit: Sot Baca Jakup na mërziti shumë

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Tahiri ka thënë se Krasniqi gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, luftës çlirimtare dhe pavarësisë së Kosovës, duke shprehur dhimbjen për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet.

“Të dhemb në shpirt kur një njeri, i cili ia kushtoi jetën çështjes kombëtare, luftës çlirimtare dhe pavarësisë së vendit, trajtohet në një mënyrë që mund t’i kënaqë vetëm armiqtë dhe ata që dikur punuan kundër interesit shtetëror e kombëtar”.

“Jakup Krasniqi është një emër i lartësuar në historinë e vendit tonë. Një histori së cilës iu përkushtua që në rini, duke vënë në shërbim të saj intelektin, dijen, energjinë dhe gjithë qenien e tij”.

“Sot na dhemb shpirti për historinë tonë e sot Baca Jakup na mërziti shumë!”, ka shkruar Tahiri.

Lexo edhe

Marulla kosovare depërton edhe në tregjet e huaja

Marulla kosovare depërton edhe në tregjet e huaja

“Çështja e Hagës s’duhet të konsiderohet monopol i PDK-së”, thotë Jasharaj

“Çështja e Hagës s’duhet të konsiderohet monopol i PDK-së”, thotë Jasharaj

SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake