Spitali në Zvicër ofron pesë javë pushim shtesë për vaksinimin kundër gripit, iniciativa shkakton polemika

Spitali i kantonit Valis në Zvicër ka shkaktuar polemika me një iniciativë për të nxitur punonjësit që të vaksinohen kundër gripit sezonal, duke ofruar pesë javë shtesë pushimi me pagesë për pesë punonjësit që do të përzgjidhen përmes një shorti.

Sponsor 3M Express

Fushata e vaksinimit zhvillohet nga 11 nëntori deri më 23 dhjetor dhe synon të rrisë shkallën e vaksinimit mes stafit, e cila aktualisht konsiderohet e pamjaftueshme nga drejtuesit e institucionit, shkruan 20Minuten.

Sipas spitalit, vetëm 15% e punonjësve janë vaksinuar, ndërsa objektivi është arritja e nivelit prej 60% për të kufizuar përhapjen e virusit te pacientët dhe personeli.

Megjithatë, iniciativa ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e punonjësve, të cilët e konsiderojnë këtë mënyrë nxitjeje si presion dhe praktikë joetike, duke theksuar se stafi përballet me mbingarkesë në punë, mungesë personeli dhe vështirësi për të shfrytëzuar edhe ditët e zakonshme të pushimit.

Edhe sindikatat kanë reaguar kundër kësaj metode, duke vlerësuar se spitali duhet të përqendrohet në përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurimin e më shumë burimeve për punonjësit, në vend që vaksinimin ta lidhë me një shpërblim.

Sindikalistët kanë ngritur gjithashtu shqetësime për punonjësit që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore, transmeton Telegrafi.

Në përgjigje të kritikave, drejtuesit e spitalit kanë sqaruar se edhe personat me kundërindikacione mjekësore mund të marrin pjesë në short dhe se iniciativa synon të shpërblejë masat parandaluese, pa penalizuar askënd.

Institucioni ka bërë të ditur se do ta vlerësojë fushatën pas përfundimit të saj dhe do të shqyrtojë reagimet e punonjësve./Telegrafi/

Lexo edhe

Marulla kosovare depërton edhe në tregjet e huaja

Marulla kosovare depërton edhe në tregjet e huaja

“Çështja e Hagës s’duhet të konsiderohet monopol i PDK-së”, thotë Jasharaj

“Çështja e Hagës s’duhet të konsiderohet monopol i PDK-së”, thotë Jasharaj

SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake