Tahiri pas kritikave të KE-së: Qeveria duhet të reflektojë, jo të arsyetohet

Tahiri pas kritikave të KE-së: Qeveria duhet të reflektojë, jo të arsyetohet

Tahiri pas kritikave të KE-së: Qeveria duhet të reflektojë, jo të arsyetohet

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar gjendjen institucionale në vend, duke u mbështetur në gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian, për të cilin tha se paraqet një vlerësim institucional të progresit të Kosovës dhe nuk duhet të shihet si dokument në shërbim të interesave partiake.

Sponsor 3M Express

Gjatë diskutimit për Raportin e Progresit, Tahiri theksoi se vlerësimet e institucioneve evropiane për mangësitë në demokraci, drejtësi, ekonomi dhe funksionimin institucional duhet të shërbejnë si arsye për reflektim, e jo për arsyetime.

Ai veçoi paralajmërimet e Komisionit Evropian për paralizën institucionale dhe mbikëqyrjen e kufizuar të ekzekutivit, duke thënë se këto çështje prekin drejtpërdrejt cilësinë e demokracisë në Kosovë.

“Komisioni Evropian evidenton paralizën e zgjatur institucionale dhe mbikëqyrjen e kufizuar të ekzekutivit. Këto janë paralajmërime për cilësinë e demokracisë sonë. Një qeveri mund t’i ketë votat për të marrë vendime, por kjo nuk i jep të drejtën ta trajtojë shtetin si pronë politike”, ka thënë ai.

Tahiri shtoi se vendit i duhen institucione që funksionojnë në interes të qytetarëve dhe jo në shërbim të pushtetit.

“Ne nuk kemi nevojë për institucione që i shërbejnë pushtetit, por për një pushtet që u shërben institucioneve”, është shprehur ai.

Duke folur për gjendjen në sistemin e drejtësisë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së tha se raporti nuk evidenton progres në funksionimin e gjyqësorit. Sipas tij, shqetësuese janë edhe paralajmërimet për ndikime të padrejta në pavarësinë e drejtësisë.

“Për më tepër, raporti paralajmëron për ndikime të padrejta në pavarësinë e drejtësisë. Një qytetar që nuk beson se do të trajtohet në mënyrë të barabartë para ligjit, nuk mund të ketë besim në institucionet që e drejtojnë”, ka deklaruar Tahiri.

Në fund, ai foli edhe për nevojën e zhvillimit ekonomik, duke theksuar se buxheti nuk duhet të konsiderohet sukses në vetvete, por mjet për të krijuar zhvillim. Sipas tij, Kosovës i nevojitet një transformim ekonomik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Adobe prezanton agjentët e inteligjencës artificiale që punojnë në prapavijë, me ndihmën e Google

Adobe prezanton agjentët e inteligjencës artificiale që punojnë në prapavijë, me ndihmën e Google

Arsenali nuk heq dorë nga Vinicius Junior, por transferimi i brazilianit mbetet i vështirë

Arsenali nuk heq dorë nga Vinicius Junior, por transferimi i brazilianit mbetet i vështirë

Dialogu me Serbinë, Sorensen zhvillon takim me Kurtin në Paris

Dialogu me Serbinë, Sorensen zhvillon takim me Kurtin në Paris