KFOR-i organizon trajnim të përbashkët ushtarak në Bondsteel

KFOR-i organizon trajnim të përbashkët ushtarak në Bondsteel

KFOR-i organizon trajnim të përbashkët ushtarak në Bondsteel

Personeli i Policisë Ushtarake shumëkombëshe të KFOR-it ka zhvilluar një aktivitet të përbashkët trajnues në kampin Bondsteel, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, zhvillimit të aftësive profesionale dhe rritjes së ndërveprueshmërisë.

Në trajnim morën pjesë pjesëtarë nga dhjetë shtete, të cilët u angazhuan në skenarë të ndryshëm, duke shkëmbyer njohuri, ekspertizë dhe praktika të mira.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të KFOR-it, karakteri shumëkombësh i aktivitetit ndihmoi në forcimin e bashkëpunimit, koordinimit dhe kohezionit ekipor.

KFOR-i theksoi rëndësinë e trajnimeve të vazhdueshme për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe aftësisë për t’iu përgjigjur skenarëve të ndryshëm të sigurisë, në përmbushje të mandatit të tij sipas Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Fuego dhe Nora bëhen bashkë (VIDEO)

Fuego dhe Nora bëhen bashkë (VIDEO)

“Talent Show” në Big Brother VIP Kosova, sfida e banorëve (VIDEO)

“Talent Show” në Big Brother VIP Kosova, sfida e banorëve (VIDEO)

Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

KFOR-i organizon trajnim të përbashkët ushtarak në Bondsteel | Momenti