Sveçla: Profesioni i policit kërkon përkushtim, disiplinë dhe guxim

Sveçla: Profesioni i policit kërkon përkushtim, disiplinë dhe guxim

Sveçla: Profesioni i policit kërkon përkushtim, disiplinë dhe guxim

Në fjalimin e tij, Sveçla ka thënë se siguria dhe rendi janë ndër simbolet e qetësisë dhe besimit të qytetarëve, si dhe të përpjekjeve për ndërtimin e një vendi ku ligji vlen për të gjithë.

“Siguria dhe rendi. Ajo është një nga simbolet e qetësisë sonë, e besimit të qytetarëve dhe përpjekjes sonë për të ndërtuar një vend ku ligji vlen për të gjithë dhe ku secili qytetar ndihet i sigurt dhe i mbrojtur”, ka thënë Sveçla.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se për ndërtimin e një vendi më të drejtë dhe më të sigurt duhet të punohet vazhdimisht, në mënyrë që liria, barazia dhe drejtësia të mos mbeten vetëm parime, por të jenë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve.

Ministri ka vlerësuar rolin e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si të pazëvendësueshëm në këtë rrugëtim.

Sveçla ka thënë se diplomimi i gjeneratës së 63-të është një moment i rëndësishëm jo vetëm për kadetët që kanë përfunduar përgatitjen e tyre, por edhe për Policinë e Kosovës dhe vendin, të cilit i bashkohet një gjeneratë e re e gatshme për të marrë përgjegjësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Duke iu drejtuar kadetëve të diplomuar, ai ka theksuar se me përfundimin e kësaj faze të përgatitjes, ata po nisin një rrugëtim të ri në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ministri u ka kujtuar se profesioni i policit kërkon përkushtim të vazhdueshëm, disiplinë, guxim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi edhe në rrethanat më sfiduese.

“Dua t’ju rikujtoj se uniforma që do të mbartni nuk është simbol i pushtetit mbi qytetarët, por i përgjegjësisë ndaj tyre”, ka thënë Sveçla.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë

Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Sveçla: Profesioni i policit kërkon përkushtim, disiplinë dhe guxim | Momenti