Avokati i familjes së trevjeçares që vdiq në QKUK: Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria

Avokati i familjes së trevjeçares që vdiq në QKUK: Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria

Avokati i familjes së trevjeçares që vdiq në QKUK: Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria

Avokati Afrim Salihu, i cili përfaqëson familjen Shala, vajza trevjeçare e së cilës ka vdekur në shkurt të këtij viti pas një ndërhyrjeje në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, ka deklaruar se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Salihu, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, ka bërë të ditur se fillimisht ka pranuar të gjitha informatat për rastin, ndërsa në shkurt të vitit 2026 i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit, fillimisht përmes emailit e më pas edhe me shkresë zyrtare, duke kërkuar informacione për ecurinë e hetimeve.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se deri më tani nuk është njoftuar nëse është marrë vendim për fillimin e hetimeve, nëse janë intervistuar dëshmitarë apo persona të dyshuar, apo nëse është ngritur aktakuzë.

“Unë, edhe pse kam insistuar me një mori emailesh dhe shkresash zyrtare, nuk kam pranuar zyrtarisht asnjë komunikim nga Prokuroria e Shtetit e as nga Policia e Kosovës. Nuk di zyrtarisht a ekziston një aktvendim për fillimin e hetimeve, nëse po, ndaj kujt, apo a është marrë ndonjë dëshmitar në pyetje, a është marrë dikush si palë e dyshuar dhe, nëse po, kush. Jam interesuar në vazhdimësi, por nuk kam marrë asnjë përgjigje”, ka deklaruar Salihu.

Për shkak të mungesës së përgjigjeve, avokati ka bërë të ditur se ditë më parë i është drejtuar zyrtarisht edhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ai thotë se mungesa e informacioneve për fazën në të cilën ndodhet rasti po ia pamundëson ushtrimin e të drejtave të tij si përfaqësues ligjor i familjes.

“Nuk kam pranuar asnjë telefonatë, asnjë email. Prandaj, detyrimisht para disa ditësh zyrtarisht i jam drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës me të gjitha gjërat, pasi si avokat më janë shkelur të gjitha të drejtat, pasi nuk po marr asnjë informatë se në cilin stad të rastit jemi. Nuk dimë a është marrë dikush në pyetje, a është ngritur aktakuzë dhe asnjë informacion tjetër”, ka thënë ai.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë

Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?