Sulm me thikë para një shtëpie në Malishevë, një person përfundon në spital – arrestohet shtetasi gjerman

Sulm me thikë para një shtëpie në Malishevë, një person përfundon në spital – arrestohet shtetasi gjerman

Sulm me thikë para një shtëpie në Malishevë, një person përfundon në spital – arrestohet shtetasi gjerman

Një përleshje mes dy personave në fshatin Bellanicë të Malishevës ka përfunduar me përdorimin e thikës dhe lëndimin e të dyve. Njëri prej tyre është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa tjetri është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 10:00, kur E.H. 31 vjeçar kishte shkuar te shtëpia e L.D. 26 vjeçar, në fshatin Bellanicë.

Pasi ky i fundit kishte dalë te porta e oborrit, mes tyre fillimisht kishte nisur një bisedë, e cila më pas kishte përshkallëzuar në përleshje fizike.

Gjatë incidentit, sipas të dhënave fillestare policore, E.H. e kishte goditur me thikë L.D. nga prapa, duke i shkaktuar lëndime trupore. Edhe E.H. kishte pësuar lëndime në fytyrë, në pjesën e syrit dhe në dorë.

Për rastin, Policia është njoftuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku njëri prej të përfshirëve kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të incidentit.

Personi i plagosur me thikë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim dhe ekzaminim të plagës. Sipas mjekut kujdestar, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas konsultimit me Prokurorinë, rasti është ricilësuar nga “Lëndim i rëndë trupor” në “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa për njërin prej të përfshirëve është caktuar ndalimi për 48 orë.

Gjatë veprimeve të mëtejshme hetimore, Prokuroria ka ndryshuar edhe statusin procedural të personit që fillimisht ishte evidentuar si viktimë, duke e trajtuar atë si të dyshuar.

Po ashtu, nga verifikimi i dokumentacionit është konstatuar se njëri prej personave të përfshirë në incident është shtetas gjerman.

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Zana Bllaca, 10-vjeçarja që po mahnit me sukseset në pingpong (VIDEO)

Zana Bllaca, 10-vjeçarja që po mahnit me sukseset në pingpong (VIDEO)

Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed

Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed