Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti që ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:00 në Prizren.

I njëjti dyshohet se është therur me thikë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar pas rastit.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku sipas mjekut ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Tretman mjekësor ka pranuar edhe personi tjetër i përfshirë në rast.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Burimi: Insajderi




