Sulm izraelit në Gaza, tre të vrarë nga goditja e një automjeti që transportonte ushqime

Sulm izraelit në Gaza, tre të vrarë nga goditja e një automjeti që transportonte ushqime

Sulm izraelit në Gaza, tre të vrarë nga goditja e një automjeti që transportonte ushqime

Sipas agjencisë Reuters, e cila citon Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza dhe dëshmitarë okularë, automjeti bartte pako me ushqime dhe dokumente me logon e organizatës humanitare World Central Kitchen, e cila shpërndan ushqime për palestinezët në Rripin e Gazës.

Dëshmitari okular Abu Zein Al-Daya ka thënë se automjeti ishte duke u përgatitur të ndalonte për të shpërndarë ushqim dhe pije për fëmijët, kur u godit nga raketa.

Sponsor 3M Express

Pas sulmit, në vendin e ngjarjes u panë ushqime të shpërndara, ndërsa automjeti ishte pjesërisht i mbuluar me gjak, raporton Reuters.

Ndërkaq, ushtria izraelite ka deklaruar se në atë zonë kishte shënjestruar disa persona të armatosur palestinezë, por nuk ka dhënë hollësi të tjera lidhur me sulmin apo arsyet e goditjes së automjetit.

Organizata World Central Kitchen nuk ka reaguar menjëherë ndaj kërkesës për koment nga Reuters.

Sulmi i fundit rikthen vëmendjen te rreziqet me të cilat përballen organizatat humanitare në Gaza. Në prill të vitit 2024, shtatë punonjës të World Central Kitchen u vranë nga një sulm izraelit. Në atë kohë, ushtria izraelite pranoi se kishte pasur gabime serioze dhe shkelje të procedurave, por më vonë deklaroi se nuk kishte bazë për nisjen e hetimeve penale.

Edhe pse marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e arritur në tetor të vitit 2025, ndali luftimet në shkallë të gjerë, sulmet izraelite në Gaza kanë vazhduar.

Sipas të dhënave të palës palestineze dhe asaj izraelite, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit janë vrarë të paktën 1.600 palestinezë dhe pesë ushtarë izraelitë.

Ndërkohë, ushtria izraelite vazhdon të kontrollojë rreth dy të tretat e territorit të Gazës, ndërsa situata humanitare mbetet e rëndë, pas më shumë se dy vjetësh luftë, zhvendosjes së popullsisë dhe krizës së ushqimit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Lajm i keq për Bayernin, Harry Kane mungon të paktën tre muaj

Lajm i keq për Bayernin, Harry Kane mungon të paktën tre muaj

Sulmohet me zjarr autosalloni “Lip Auto” në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, i njëjti ishte goditur edhe në aksionin kundër fajdes

Sulmohet me zjarr autosalloni “Lip Auto” në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, i njëjti ishte goditur edhe në aksionin kundër fajdes

Moment historik për Shqipërinë: Skitarja Colturi, e artë në Kampionatin Botëror

Moment historik për Shqipërinë: Skitarja Colturi, e artë në Kampionatin Botëror