Sulmohet me zjarr autosalloni “Lip Auto” në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, i njëjti ishte goditur edhe në aksionin kundër fajdes

Sulmohet me zjarr autosalloni “Lip Auto” në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, i njëjti ishte goditur edhe në aksionin kundër fajdes

Sulmohet me zjarr autosalloni “Lip Auto” në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, i njëjti ishte goditur edhe në aksionin kundër fajdes

Një autosallon në magjistralen Prishtinë–Ferizaj është bërë cak i një sulmi të dyshuar me lëndë djegëse në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 21 nëntor. Dy persona që lëviznin me motoçikletë dyshohet se kanë hedhur një shishe me lëndë djegëse mes veturave të ekspozuara në autosallonin “Lip Auto”, në afërsi të Prishtina Mall, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, autosalloni është në pronësi të Xhevat Salihit, rreth 59-vjeçar. Zjarri është vërejtur nga sigurimi i biznesit, i cili ka ndërhyrë menjëherë me aparat për fikjen e zjarrit dhe ka arritur ta shuajë para ardhjes së zjarrfikësve.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 01:04, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale fillestare raportohet të jenë të vogla.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie” dhe i është kaluar njësisë së hetimeve. Dy personat që dyshohet se qëndrojnë pas sulmit ende nuk janë identifikuar.

Ky autosallon është i njëjti që njihet edhe me emrin “Lipjani”, për të cilin Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët në kuadër të një aksioni policor kundër fajdes, të zhvilluar më 2 mars 2023 në disa qytete të Kosovës.

Në atë aksion, të koordinuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, ishin arrestuar 14 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Ndër të arrestuarit ishte edhe Egzon Salihu, pronar i autosallonit “Lipjani”, i cili dyshohej për veprat penale “Fajde” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të siguruar atëkohë nga Gazeta Sinjali, Salihu dyshohej se kishte shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të pronarëve të dy ndërmarrjeve tregtare, duke u dhënë vetura me çmime joproporcionale dhe duke përfituar nga shitblerjet e tyre.

Në njërin rast, pronari i ndërmarrjes “Blendi” dyshohej se kishte blerë dy vetura BMW me çmime prej 40 mijë dhe 50 mijë eurosh, për t’i shitur më pas përkatësisht me 55 mijë dhe 70 mijë euro, duke pësuar dëm prej rreth 35 mijë eurosh.

Në rastin tjetër, pronari i ndërmarrjes “Ornela” dyshohej se kishte blerë një “Porsche Panamera” për 100 mijë euro, por më pas ishte detyruar t’ia shiste atë për 60 mijë euro.

Salihu dyshohej gjithashtu se, përmes shitblerjes së veturave me para të gatshme dhe deklarimit të vlerave jo të sakta, kishte shmangur pagesën e tatimit dhe kishte dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Gjatë operacionit policor ishin konfiskuar mbi 20 vetura, rreth 84 mijë euro, armë dhe prova të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Projektligj në SHBA për të zbuluar operacionet e fshehta të Rusisë

Projektligj në SHBA për të zbuluar operacionet e fshehta të Rusisë

“Unë rrezikoj me m’lanë frajeri” – Anjeza përsëri me mendjen te frajeri (VIDEO)

“Unë rrezikoj me m’lanë frajeri” – Anjeza përsëri me mendjen te frajeri (VIDEO)

Historike për Shqipërinë, Lara Colturi kampione e Botës në ski

Historike për Shqipërinë, Lara Colturi kampione e Botës në ski