Figura e Rexhep Qosjes, e njohur për veprimtarinë e gjerë në letërsi, studime albanologjike dhe kritikë letrare, është në qendër të konferencës shkencore që po mbahet në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Përmes kumtesave, studiuesit po shqyrtojnë vlerat e krijimtarisë së tij, ndikimin në zhvillimin e mendimit kritik dhe rolin në jetën kulturore e shoqërore shqiptare.

“Kur kujtojmë profesorin tonë, akademikun tonë Rexhep Qosja, kujtojmë një jetë të tërë të shkrirë në shërbim të dijës dhe të kombit”, ka thënë Fadil Grajqevci, drejtor i Institutit Albanologjik.
“Përmes mendimit, veprës dhe kontributit të tij akademik Qosja i përket personaliteteve, trashëgimia intelektuale e të cilëve mbetet gjatë në kohë dhe breza të shumtë”, ka thënë Petrit Malaj, amabasador i Shqipërisë
“Rexhep Qosja e konsideron mission të kritikës letrare dhe të mendimit intelektual në përgjithësi mbrojtjen e vlerave dhe q’mistifikimin e pseudovlerave të cilat kritika mediocre e klanore i shpallë jo-rrallë vlera kulmore”, Agim Vinca, shkrimtar.
Konferenca, e cila vazhdon edhe nesër, ka bashkuar studiues e profesorë nga fusha të ndryshme, duke sjellë në vëmendje ndikimin shumëdimensional të një prej figurave të rëndësishme të kulturës shqiptare.
Burimi: RTKLive





