Studentët refuzojnë ftesën e rektorit për dialog

Studentët refuzojnë ftesën e rektorit për dialog

Studentët refuzojnë ftesën e rektorit për dialog

Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pas pakënaqësive të shprehura lidhur me mënyrën e komunikimit të rektorit Arben Hajrullahu.

Sponsor 3M Express

Studentët pretendojnë se rektori i ka kërcënuar përmes një emaili, gjë që ka nxitur reagimin e tyre dhe organizimin e protestës.

Gjatë së enjtes, protestuesit janë mbledhur para Rektoratit, ku më pas ka dalë edhe rektori Hajrullahu, i cili i ka ftuar në takim për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut.

Megjithatë, studentët kanë refuzuar ta pranojnë ftesën, duke kërkuar fillimisht kërkimfalje për atë që e konsiderojnë kërcënim dhe për krahasimin që, sipas tyre, rektori ua ka bërë.

“Kërkona njëherë falje, na ke krahasu me regjim serb”, kanë reaguar studentët.

Në anën tjetër, Hajrullahu ka deklaruar se dyert e Rektoratit janë gjithmonë të hapura për studentët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë