Steve Bennett: Dorëheqja e Gazmend Hoxhës ishte e panevojshme

Steve Bennett: Dorëheqja e Gazmend Hoxhës ishte e panevojshme

Steve Bennett: Dorëheqja e Gazmend Hoxhës ishte e panevojshme

Ish-drejtori i Misionit për Edukim dhe Zhvillim Policor, Steve Bennett, ka vlerësuar se dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, ishte e panevojshme dhe mund të ndikojë negativisht në procesin e reformimit të institucionit.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Bennett ka theksuar se rasti kërkon llogaridhënie të plotë, por sipas tij, largimi i drejtorit të përgjithshëm rrezikon që përgjegjësia simbolike të zëvendësojë hetimin e dështimeve institucionale që çuan deri te tragjedia.

Ai ka kërkuar që hetimi të përqendrohet në mënyrën se si institucionet e trajtuan rastin, veçanërisht në zbatimin e urdhrave për mbrojtje, vlerësimin e rrezikut dhe reagimin ndaj paralajmërimeve të hetuesve.

Sipas Bennettit, këto çështje lidhen me praktikat organizative, përgjegjësinë komanduese dhe kulturën institucionale, ndaj nuk mund të zgjidhen vetëm përmes largimit të udhëheqësit të Policisë.

“Llogaridhënia duhet të jetë proporcionale me përgjegjësinë e provuar dhe jo të përcaktohet thjesht nga pozita apo niveli hierarkik i zyrës që dikush mban”, ka shkruar ai.

Bennett ka shprehur shqetësimin se dorëheqja e Hoxhës mund të dobësojë procesin e reformave, duke theksuar se udhëheqja e lartë duhet të jetë pjesë e identifikimit të dështimeve dhe zbatimit të rekomandimeve.

Në fund, ai ka kërkuar një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës, si dhe masa konkrete për përmirësimin e funksionimit institucional.

Sipas tij, besimi i qytetarëve nuk rikthehet vetëm përmes dorëheqjeve, por përmes identifikimit të qartë të dështimeve dhe përmirësimeve të dëshmueshme në mbrojtjen e personave të cenueshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gërvalla e Sveçla mbeten në poste, kush u suspendua e kush dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

Gërvalla e Sveçla mbeten në poste, kush u suspendua e kush dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in

Trendi i vitit 2027 që do të tërheqë gjithë vëmendjen: Ky aksesor elegant po rikthehet fuqishëm

Trendi i vitit 2027 që do të tërheqë gjithë vëmendjen: Ky aksesor elegant po rikthehet fuqishëm