Sekuestrohen tetë armë dhe municion në Zubin Potok

Sekuestrohen tetë armë dhe municion në Zubin Potok

Sekuestrohen tetë armë dhe municion në Zubin Potok

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri kanë pranuar informacione për dyshime se në një lokacion në këtë komunë mund të kishte armë dhe mjete të tjera ilegale.

Pas këtyre informacioneve, njësitë policore kanë kontrolluar një hambar në fshatin Kleçkë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie, përfshirë një gjysmëautomatike dhe një dytytëshe, një armë automatike dhe një revole të tipit TT me një karikator të zbrazët.

Sponsor 3M Express

Po ashtu, janë sekuestruar 33 fishekë për armë të gjata, një këllëf me optikë për armë të gjatë dhe dy karikatorë të zbrazët për armë të gjata.

Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastin.

Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë të raportojnë rastet e dyshimta, duke theksuar se informacionet mund të jepen në numrin emergjent 192.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar