Spitali i Pejës furnizohet me inventar të ri

Spitali i Pejës furnizohet me inventar të ri

Spitali i Pejës furnizohet me inventar të ri

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është furnizuar me inventar të ri nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), në kuadër të përmirësimit të kushteve për trajtimin e pacientëve.

Sponsor 3M Express

Në mesin e pajisjeve të pranuara janë edhe shtretërit e rinj, me të cilët është pajisur Reparti i Pediatrisë.

Sipas njoftimit të spitalit, ky furnizim kontribuon në përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe trajtimit të pacientëve, veçanërisht të fëmijëve që marrin shërbime në këtë institucion shëndetësor.

“Vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.

Spitali ka falënderuar SHSKUK-në për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, ndërsa nuk ka bërë të ditur numrin e shtretërve të rinj dhe vlerën e përgjithshme të inventarit të pranuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi

Mbi gjysmë milioni euro detyrime doganore të dyshuara si të shmangura, HIB Petrol dhe menaxheri i saj përballen me drejtësinë

Mbi gjysmë milioni euro detyrime doganore të dyshuara si të shmangura, HIB Petrol dhe menaxheri i saj përballen me drejtësinë

Rasti i dyshuar për mashtrim, GoFundMe: Kemi rimbursuar të gjithë donatorët

Rasti i dyshuar për mashtrim, GoFundMe: Kemi rimbursuar të gjithë donatorët