Dy shqiptarë akuzohen për vjedhjen e 6 palë manshetave dhe 1 ore në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shtetas shqiptarë janë lënë në paraburgim nga Gjykata e Magjistraturës në Norwich të Britanisë së Madhe, pasi akuzohen për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në një prej rezidencave të Princit William dhe Princeshës Kate, transmeton klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, dyshohet se kanë hyrë në rezidencën Anmer Hall, në mbrëmjen e së hënës, më 23 nëntor, dhe kanë vjedhur gjashtë palë mansheta për këmisha dhe një orë.

Sipas DailyStar, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur të mërkurën, më 25 nëntor, u bë e ditur se dy të akuzuarit dyshohet se kanë hyrë në dhomën e veshjes së rezidencës duke u ngjitur nëpër një tub kullimi të ndërtesës.

Në gjykatë u prezantuan edhe detaje të tjera nga pretendimet e prokurorisë. Sipas tyre, sensorët e lëvizjes në pronë janë aktivizuar në orën 17:49 të së hënës.

Sensorë të tjerë janë aktivizuar pranë dritares së ndërtesës së njohur si Orangery, ndërsa në tubin e kullimit, në anën e ndërtesës, janë vërejtur shenja fërkimi.

Prokuroria pretendon se dy burrat kanë përdorur pikërisht këtë tub për t’u ngjitur dhe për të depërtuar në dhomën e veshjes së rezidencës.

Të dy shqiptarët janë lënë në paraburgim, ndërsa akuzat ndaj tyre pritet të trajtohen në procedurat e mëtejshme gjyqësore.

Lexo edhe

Rrezikohet siguria e punëtorëve, Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Pejë dhe Gjakovë

Rrezikohet siguria e punëtorëve, Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Pejë dhe Gjakovë

Dyshohet se u shtir si i sëmurë me leukemi dhe mblodhi mbi 162 mijë euro, GoFundMe ua kthen paratë të gjithë donatorëve

Dyshohet se u shtir si i sëmurë me leukemi dhe mblodhi mbi 162 mijë euro, GoFundMe ua kthen paratë të gjithë donatorëve

Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve takon ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve takon ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Dy shqiptarë akuzohen për vjedhjen e 6 palë manshetave dhe 1 ore në rezidencën e Princit William dhe Kate | Momenti