Spitali i Gjakovës realizon ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit

Spitali i Gjakovës realizon ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit

Spitali i Gjakovës realizon ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka realizuar me sukses ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit, duke iu bashkuar kështu spitaleve të tjera që ofrojnë këtë shërbim shëndetësor.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të spitalit, ndërhyrja kirurgjikale është kryer te një paciente 59-vjeçare dhe ka përfunduar me sukses, pa komplikime.

Protezën e përdorur për këtë ndërhyrje e ka siguruar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Nga Spitali i Gjakovës kanë bërë të ditur se fillimi i realizimit të këtyre ndërhyrjeve paraqet një lehtësim të rëndësishëm për pacientët, të cilët tash e tutje do të mund ta marrin këtë shërbim më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendra të tjera spitalore.

Sipas tyre, kjo do të ndikojë edhe në zvogëlimin e kohës së pritjes për trajtim.

Ndërhyrja është realizuar nga ekipi mjekësor në përbërje të: Dr. Fisnik Vula, operator; Dr. Mikel Pitaqi dhe Dr. Arben Veselaj, asistentë operatorë; Aida Arllati dhe Diellza Zeneli, instrumentare; Dr. Shkëndije Shehu, anesteziologe; si dhe Ruzhdi Dylpaja, teknik i anestezionit.

Menaxhmenti i spitalit ka falënderuar SHSKUK-në për mbështetjen në sigurimin e protezave, si dhe ekipin mjekësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar. /Telegrafi/


Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Spitali i Gjakovës realizon ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit | Momenti