Drita ka arkëtuar tri pikë të arta në shtëpi, duke mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat të ngushtë 4:3, në një super-ndeshje të vlefshme për javën e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Përballja solli emocione të jashtëzakonshme dhe spektakël të vërtetë golash, ku fitorja e vendasve u vulos nga Oniks Grezda, i cili shënoi golin vendimtar për t’u dhënë triumfin “Intelektualëve”.
Përveç golit të Grezdës, rrugën drejt rrjetës për skuadrën gjilanase e gjetën edhe Besnik Krasniqi, Blerim Krasniqi dhe Eduart Rroca.
Në anën tjetër, mysafirët nga Drenasi bënë një paraqitje tejet dinjitoze duke luftuar deri në fund, ku golat për ta i realizuan Albin Prapashtica, Ibrahim Cërvadiku dhe Lorik Dobratiqi, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Me këtë fitore të rëndësishme, Drita ngjitet në kuotën e 27 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, duke vazhduar garën e fortë për kreun e renditjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





