Jamal Musiala vijon të jetë në qendër të shqetësimeve te Bayern Munich. Sipas raportimeve të “Sky Sport DE”, 23-vjeçari ka përjetuar një tjetër episod neurologjik gjatë javës së kaluar, duke regjistruar rastin e dytë brenda një periudhe prej tre muajsh.

Pavarësisht këtij shqetësimi, mesfushori ofensiv ka arritur të rikthehet në stërvitje me skuadrën bavareze. Ndërkohë, stafi mjekësor i klubit po punon për përshtatjen e vazhdueshme të trajtimit, me synimin për të menaxhuar sa më mirë gjendjen e tij shëndetësore.
Megjithatë, në Mynih ekziston shqetësimi se Musiala mund të mos arrijë të rikthehet në nivelin e tij të mëparshëm. E ardhmja e talentit gjerman mbetet e paqartë, ndërsa situata e tij ka hapur pikëpyetje edhe për çështje të rëndësishme financiare.
Sipas raportimeve, në diskutim është edhe kontrata e futbollistit, përfshirë pagën e tij, në një moment kur Bayern Munich po përballet me pasiguri për rikthimin e plotë të një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Për momentin, përparësi mbetet gjendja shëndetësore e Musialës dhe rikuperimi i tij i plotë, përpara se të merret një vendim për të ardhmen sportive dhe financiare të 23-vjeçarit.
Burimi: Insajderi





