Sot përurohet dhe hapet për qarkullim Rruga A në Prishtinë

Sot përurohet dhe hapet për qarkullim Rruga A në Prishtinë

Sot përurohet dhe hapet për qarkullim Rruga A në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të përurohet dhe hapet për qarkullim rruga “Jim Xhema”, e njohur si Rruga A, një ndër projektet madhore infrastrukturore të kryeqytetit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Zyrës për Komunikim, ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 18:30, te rrethrrotullimi që lidh Rrugën B me Rrugën A.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtoresha e Investimeve Kapitale, Zyhrije Pllana.

Një projekt i përcjellë me vonesa dhe sfida

Rruga A është ndër projektet më të përfolura infrastrukturore në Prishtinë, realizimi i së cilës është përcjellë me vonesa dhe ndërprerje të punimeve.

Përgatitjet për këtë projekt nisën në shkurt të vitit 2022, ndonëse ai ishte paralajmëruar më herët, gjatë qeverisjes së ish-kryetarit Shpend Ahmeti.

Segmenti i parë, me gjatësi rreth 1.5 kilometra, kishte një kosto prej 8.4 milionë eurosh dhe ishte parashikuar të përfundonte brenda 240 ditëve të punës.

Në janar të vitit 2023, Kuvendi Komunal i Prishtinës vendosi që Rruga A të emërtohej “Jim Xhema”, në nder të veprimtarit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa punimet nisën zyrtarisht në prill të po atij viti.

Siç ka raportuar më herët Telegrafi, realizimi i projektit është përcjellë me ndërprerje të punimeve për shkak të vendimeve të Gjykatës Komerciale, si dhe me vonesa që ndërlidheshin me miratimin e buxhetit komunal.

Në fund të vitit 2025 ishte përuruar lidhja e Rrugës A me Rrugën B, ndonëse projekti në atë kohë ende ishte i papërfunduar.

Për një kohë të gjatë, qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve janë përballur me vështirësi në qarkullim për shkak të gjendjes së rrugës.

Projekti synon lehtësimin e qarkullimit rrugor, lidhjen e disa lagjeve të Prishtinës dhe shkarkimin e trafikut në kryeqytet. /Telegrafi/

Lexo edhe

Delegacioni i Forcave të Armatosura të Shqipërisë përfundon vizitën dyditore në FSK, diskutohet avancimi i bashkëpunimit

Delegacioni i Forcave të Armatosura të Shqipërisë përfundon vizitën dyditore në FSK, diskutohet avancimi i bashkëpunimit

Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

Rriten për 5,4 për qind çmimet e importit në Kosovë

Rriten për 5,4 për qind çmimet e importit në Kosovë