Pas pesë vitesh, Reali e përsërit një arritje të veçantë

Pas pesë vitesh, Reali e përsërit një arritje të veçantë

Pas pesë vitesh, Reali e përsërit një arritje të veçantë

Real Madridi e ka rikthyer një statistikë që nuk e kishte regjistruar prej pesë vitesh.

Sponsor 3M Express

Pas fitores 5-1 ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka arritur dhjetë fitore radhazi në të gjitha garat.

Për herë të fundit, madrilenët e kishin regjistruar një seri të tillë në sezonin 2021/22, kur në krye të skuadrës ishte Carlo Ancelotti.

Në atë periudhë, Reali kishte fituar dhjetë ndeshje radhazi nga fundi i tetorit deri në mesin e dhjetorit.

Këtë herë, seria e fitoreve ka nisur më 10 tetor dhe përfshin triumfe në La Liga dhe Champions League.

Gjatë këtyre dhjetë ndeshjeve, madrilenët kanë shënuar 31 gola dhe kanë pësuar vetëm dhjetë.

Tani, objektivi i radhës është afrimi te rekordi historik i klubit, që është 22 fitore radhazi.

Këtë shifër Real Madridi e kishte arritur në sezonin 2014/15, sërish nën drejtimin e Ancelottit. /Gazeta Express

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Trump shqyrton mundësinë e faljes për shefin e Nvidia-s pas akuzave për shkelje ligjore

Trump shqyrton mundësinë e faljes për shefin e Nvidia-s pas akuzave për shkelje ligjore

Hysa kundër Kabayelit, ja kush shihet favorit në përballjen e madhe

Hysa kundër Kabayelit, ja kush shihet favorit në përballjen e madhe

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova