Sot mot me vranësira dhe reshje shiu, në viset malore edhe borë

Sot mot me vranësira dhe reshje shiu, në viset malore edhe borë

Sot mot me vranësira dhe reshje shiu, në viset malore edhe borë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të herëpashershme. Temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta, ndërsa dallime të lehta pritet të ketë ndërmjet rajoneve, varësisht nga lartësia mbidetare dhe karakteristikat e relievit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius.

Sponsor 3M Express

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë, kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.

Ndërkohë, në parashikimin për periudhën në vijim, IHMK paralajmëron ndryshueshmëri të kushteve atmosferike në tërë territorin e vendit, me alternime të vranësirave, intervaleve me diell dhe reshjeve të shiut.

Në mesin e javës pritet një rënie më e theksuar e temperaturave, ku ato minimale mund të zbresin deri në -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin kryesisht nga 2 deri në 6 gradë Celsius. Këto kushte do të favorizojnë paraqitjen e ngricave të mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginore.

Po ashtu, në rastet me lagështi të shtuar dhe erë të dobët, në disa pjesë të vendit mund të paraqitet mjegull, duke shkaktuar zvogëlim të përkohshëm të dukshmërisë.

Në viset malore dhe në lartësitë më të mëdha mbidetare do të vazhdojnë të ekzistojnë kushte për reshje bore. Ndërkaq, kah fundi i javës parashihet një rritje graduale e temperaturave, e shoqëruar me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut.

Sipas IHMK-së, era gjatë kësaj periudhe do të fryjë nga drejtime të ndryshme, kryesisht nga verilindja, jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

14 orë nën rrënoja pas bombardimeve ruse, 7-vjeçari nxirret i gjallë në rajonin e Kievit

14 orë nën rrënoja pas bombardimeve ruse, 7-vjeçari nxirret i gjallë në rajonin e Kievit

Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

Osmani: Me vrasjen e Xhemail Mustafës u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi

Osmani: Me vrasjen e Xhemail Mustafës u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi