Çështja e paralajmërimeve për krizë energjetike, do të jetë pjesë e debatit të sotëm në Rubikon të Klan Kosova.

– Pse Kosova ende s’ka kapacitete të reja prodhuese?
– Sa rrymë prodhon vendi dhe sa importon për ta mbuluar konsumin?
– Pse nuk u parandalua dimri i vështirë që po paralajmërohet?
– A na presin reduktime dhe sa mund të na kushtojë importi në ditët më të ftohta?
– Çfarë nënkupton vendimi i Qeverisë Kurti për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe?
– Kush importoi rrymë nga Serbia dhe pse deri tani kjo u mohua Qeveria Kurti?
Për këto dhe çështje të tjera të energjisë, sonte me Arben Mustafën, Ajrina Gashin, Ermal Sadikun, Pranvera Dobrunën dhe Burim Ejupin.
Klan Kosova, 20:45.





