Mercedes po teston një prototip të pazakontë elektrik me dy ulëse

Mercedes po teston një prototip të pazakontë elektrik me dy ulëse

Mercedes po teston një prototip të pazakontë elektrik me dy ulëse

Një prototip i pazakontë i Mercedes-Benz është fotografuar gjatë testimeve, duke tërhequr vëmendjen për konstruksionin e tij të pazakontë.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për një automjet elektrik me dy ulëse, me motor të vendosur në boshtin e pasmë dhe me një bateri të vogël të pozicionuar prapa tij.

Pjesa më e madhe e shasisë, elementet e pezullimit dhe komponentët elektronikë janë të ekspozuar, ndërsa kabina tradicionale mungon plotësisht.

Ende nuk dihet nëse Mercedes po zhvillon një model të ri elektrik, një platformë që mund të përdoret nga disa automjete apo thjesht po teston motorë, bateri dhe sisteme të reja të pezullimit.

Prodhuesi gjerman nuk ka dhënë ende ndonjë shpjegim zyrtar për këtë prototip misterioz. /Telegrafi/

Lexo edhe

Analiza e BBC-së: Rusia mund t’i ketë humbur gati 500 mijë ushtarë në Ukrainë

Analiza e BBC-së: Rusia mund t’i ketë humbur gati 500 mijë ushtarë në Ukrainë

Rrahmani: Xhipat me të cilët vozitet Kurti kushtojnë mbi 500 mijë euro

Rrahmani: Xhipat me të cilët vozitet Kurti kushtojnë mbi 500 mijë euro

Bayern i premton mbështetje të plotë Musiala gjatë rikuperimit

Bayern i premton mbështetje të plotë Musiala gjatë rikuperimit

Mercedes po teston një prototip të pazakontë elektrik me dy ulëse | Momenti